Vuçiq: Pensionet do të rriten për 18.2 për qind që nga janari, paga mesatare në mars do të jetë 710 euro 

0
464

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pensionet me shumë mundësi do të rriten për 18.2 për qind deri më 1 janar 2023.

Ai paralajmëroi gjithashtu rritje të ndjeshme të pagës minimale dhe rrogave në sektorin publik.

“Pensionistët do të kenë rritjen më të madhe të pensioneve në nuk e di sa dekada, në thelb dhe realisht. Në dy raste – një deri në fund të vitit, nëntor ose dhjetor, dhe tjetri nga 1 janari”, tha Vuçiq. duke shtuar se rritja totale e pensioneve do të ishte 18.2 për qind, siç e miraton plotësisht FMN”