Spanja digjet nga temperaturat e larta

0
272

Ajri i kondicionuar, shatërvanët dhe pijet e ftohta ishin e vetmja zgjidhje për spanjollët të cilët kërkuan që t’i shpëtonin të nxehtin ekstrem që ka përfshirë pothuaj të gjithë vendin. Një masë ajri tepër e nxehtë nga Afrika e Veriut ka rritur temperaturat dhe kjo valë e të nxehtit ekstrem e cila nuk është parë që 40 vjet më parë pritet të zgjasë deri më 16 ose 17 qershor.

Me temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius, ka përfshirë kryesisht disa rajone të Spanjës qendrore dhe jugore. Sipas ekspertëve kjo valë e të nxehtit përfshiu Spanjën në vitin 1981. Njerëzit kaluan me biçikletat e tyre nëpër shatërvanë dhe kafshët luanin me ujin ndërsa temperaturat rriteshin.

“Epo për momentin po e përballojmë vapën. Por kjo mund të bëhet edhe me e frikshme gjatë muajve në vijim. Kështu që kemi zgjedhur që të mos prekemi nga sëmundjet dhe të mbajmë veten të hidratuar. Muajin tjetër ndoshta mund të punojmë me orar të reduktuar për shkak të vapës”.

Agjencia kombëtare e motit dërgoi gjithashtu një paralajmërim duke thënë se vala e të nxehtit mund të ndihet edhe më keq në të gjithë vendin për shkak të pranisë së rërës dhe pluhurit në ajër që ka ardhur nga Saharaja.

Destinacionet e njohura turistike si Sevilla dhe Kordoba, në të cilat temperatuara kanë kaluar në mbi 40 gradë Celsius është i pazakontë për këtë muaj. Meteorologët janë shprehur se temperaturat në këto rajone mund të arrijë deri në 43 gradë Celsius. Në ditët në vijim edhe Madridi do të preket nga i nxehti ekstrem.

Po këto fenomene sipas ekspertëve kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve klimatike ku në 2021 janari dhe shkurti ishin më të ftohtët me temperature ekstremisht të ulëta deri në -21 gradë Celsius.

Klan News