Vazhdojnë me ZERO pozitiv shifrat në rrethin e Pçinjës

0
216

Situata pandemike në rrethin e Pçinjës vazhdon drejt stabilizimin, kthimi në normalitet ndonëse don më shumë kohë, shifrat e më shumë se 16 ditave në komunën e Bujanocit me 0 pozitiv tregojnë se pandemia e virusit korona mund të jetë drejt zhdukjes.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja edhe gjatë 24 orëve të fundit situate me virusin korona ka qenë e qetë, në 89 raste të testuara në rrethin e Pçinjës asnjë nuk ka rezultuar pozitiv, që nënkupton se edhe komuna e Bujanocit për më shumë se 16 ditë nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19.

Në kovid ambulantën në Qendrën Shëndetësore të Vranjës aktualisht në trajtim janë 4 pacientë me Covid-19, ndërsa janë 72 shtretër të lirë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, për dallim nga fillimi, imunizimi tashmë është duke ecur shum më mirë dhe popullata vazhdon të paraqitet për vaksinim.

Edhe më tej “Fajzer” më shumë aplikohet nga popullata shqiptare, ndërsa serbët dhe romët më shumë të interesuar për vanksinën kineze./LajmiAL/