FILLIMI EXTREME I VERËS: Paralajmërim për temperaturat shumë të larta

0
308

Enti Hidrometeorologjik Republikan (EHR) ka paralajmëruar se sot në teritorin e Sërbisë, priten fatkeqësitë afatshkurtra të motit të përcjellura me breshër, reshjet të mëdha për një periudhë të shkurtër kohe dhe erëra të forta në zonën e reshjeve.

Nga nesër, 22 qershor, pritet mot shumë i ngrohtë me temperatura, si në mëngjes ashtu edhe gjatë ditës, shumë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Temperatura më e lartë ditore në shumicën e vendeve do të sillet  nga 36 deri në 39 gradë Celsius, u publikuar këtë mëngjes në faqen e internetit të EHR-së.

Një rënie e lehtë e temperaturës pritet nga e Premtja, 25 Qershor.

Siç e përshkroi meteorologu Marko Çubrila, e tërë java do të jetë jashtëzakonisht e ngrohtë, ndërsa kulmin i ngrohtësisë mund ta presim të enjten.

“Vetëm në disa vende reshje më pak të shpeshta. Të premten, pasdite mund të ketë një destabilizim dhe freskim më të fortë, i cili sjell maksimumet nën +30 gradë Celsius për fundjavën” deklaroi Çurublia.

Sipas të dhënave HER-së në vendin tonë temperature do të jetë disi më e qetë, me reshje më të pakëta dhe temperature më pak ekstreme të të ngrohtit.

Për dallim nga +40 sa janë paralajmëruar në disa vende në Serbi, në rajonin tonë maksimalja pritet të arrijë deri në +35 gradë celzius./LajmiAL/