Edhe familja Sadiku në bashkësinë lokale Bushtran jeton në kushte tejet të rënda. Drejtues të Qendrës Solidaritetit dhe Avancimit kanë vizituar familjen Sadiku ku edhe kanë filmuar mjerimin ku jetojnë ata.
Fjalët janë të tepërta. Gjendja e këtyre familjeve është një sprovë për të gjithë ne që në këtë kohë po jetojnë këta familjarë në kushte të pa imagjinueshme, ka thënë kështu gjatë një videoincizimi Ramadan Dalipi, kryetar I QSA-së.

Dalipi ka ftuar bashkëvendësit tanë dhe njerëzit e vullnetit të mirë kudo që janë të bëhen pjesë e aksionit të shpallur për ndërtimin e shtëpisë për familjen Sadiku.

Poashtu edhe bashkatdhetarët tanë për çdo ndihmë mundë të kontaktojnë qendrat e QSA-së si në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Belgjikë.
Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni videon e bër nga QSA












