Preshevë: Ftohet seanca konstituive e Kuvendit komunal, zyrtarisht nuk ka marrëveshje për koalicion qeverisës

0
325

Këshilltari më i moshuar i dalë nga zgjedhjet e fundit të parakohshme lokale në komunën e Preshevës Naser Haziri e ka ftuar seancën konstituive të Kuvendit Komunal për 10 maj ne fillim prej orës 10.00  

Kjo seancë parasheh shtatë pika të rendit të ditës, ndër to edhe verifikimi i mandatit të këshilltarëve të sapozgjedhur, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit Komunal zgjedhja e zëvendësit të tij dhe emrimi i sekretarit të Kuvendit Komunal.

Pavarësisht thirrjes së seancës konstituive, në komunën e Preshevës nuk kemi një koalicion të zyrtarizuar për qeverisjen e re, ndërkohë që bisedimet janë duke vazhduar mes subjekteve politike të dala nga këto zgjedhje./LajmiAL/