UD Drejtori i Trupit Koordinues bën thirrje për mosnxitje tensionesh ndëretnike në Bujanoc

0
105

Mitroviq: Ekzistojnë grupe të caktuara politikanësh shqiptarë që synojnë të nxisin tensione dhe të destabilizojnë situatën. Ai thekson se Arbër Pajaziti është zgjedhur në mënyrë legjitime si kryetar i komunës, me vota edhe nga përfaqësuesit serbë, duke e bërë Bujanocin shembull të funksionimit të qeverisjes shumëetnike, jo vetëm në rrethin përkatës, por edhe më gjerë në rajon.

Bujanoc – Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, ka reaguar publikisht duke i bërë thirrje deputetit Slobodan Petrović që të mos nxisë përçarje mes serbëve dhe shqiptarëve, të cilët bashkëjetojnë prej vitesh në komunën e Bujanocit.

Sipas Mitroviqit, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2024, në Bujanoc është formuar një pushtet lokal multietnik, i përbërë nga serbë, shqiptarë dhe romë. Ai thekson se Arbër Pajaziti është zgjedhur në mënyrë legjitime si kryetar i komunës, me vota edhe nga përfaqësuesit serbë, duke e bërë Bujanocin shembull të funksionimit të qeverisjes shumëetnike, jo vetëm në rrethin përkatës, por edhe më gjerë në rajon.

Mitroviqi nënvizon se, në bazë të kërkesave të bashkësive lokale dhe mjeteve financiare të disponueshme në buxhetin e komunës, përfaqësuesit legjitimë të të gjitha komuniteteve përcaktojnë projektet kapitale prioritare për zhvillimin e Bujanocit.

Ai paralajmëron se ndërhyrjet e individëve që nuk jetojnë në Bujanoc dhe nuk ndajnë realitetin e përditshëm me qytetarët lokalë, historikisht kanë sjellë pasoja negative, duke u reflektuar drejtpërdrejt mbi banorët e komunës.

Në reagimin e tij, UD Drejtori i Trupit Koordinues thekson gjithashtu se ekzistojnë grupe të caktuara politikanësh shqiptarë që synojnë të nxisin tensione dhe të destabilizojnë situatën në Luginën e Vranjës, në jug të Serbisë qendrore. Në këtë kontekst, ai vlerëson se paralajmërimet për nxitjen e pakënaqësisë apo të ashtuquajturës “kryengritje” të qytetarëve serbë kundër kryetarit të komunës përbëjnë mbështetje të drejtpërdrejtë për përpjekje destabilizuese në Bujanoc.

Mitroviqi përfundon reagimin e tij me thirrje për përgjegjësi politike, dialog dhe ruajtjen e bashkëjetesës ndëretnike, si themel i stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunës së Bujanocit.

Screenshot