Tri vaksina, gjegjësisht dy dhe testin PCR negative jo më të vjetër se 48, ndryshe NUK MUND TË HYNI NË KOSOVË

0
307

Në mesnatë ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës i miratuar një ditë më parë që ka të bëjë me masat e reja kundër virusit korona.

Në mesin e këtyre masava Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe masën për udhëtim drejt Kosovës, e për dallim nga më parë nga mesnata rrpsisht është e ndaluar hyrja në Kosovë në qdo pikë kufitare nëse nuk i ke 3 doza të vaksinës, ose dy doza dhe testin PCR negative jo më të vjetër se 48 orë.

LajmiAL ka kontaktuar sot gjatë ditës policinë kufitare të Kosovës te Dheu i Bardhë, nëse këto masa janë duke u respektuar.

Siq edhe iu është thënë LajmiAL nga policia kufitare, por edhe nga udhëtarët në këtë vendkalim kufitarë, masat janë duke u respektuar në mënyrë strikte, dhe policia kufitarë qdo udhëtari i kërkon vërtetimin e imunizimit me 3 doza, gjegjësisht vërtetimin me 2 doza bashkangjitur edhe testin PCR negative jo më të vjetër së 48 orë.

Vlenë të theksohet se Kosova ëhstë vendi i vetëm në rajon që ka aprovuar vaksinën e tretë si obligative për të hyrë në vend./LajmiAL/