Dje deri në orën 15 gjithsej 900 mijë të rinj kanë aplikuar për ndihmë financiare prej 100 eurosh, ka bërë të ditur Ministri i Financave , Sinisha Malli.
Ai ka ripërsëritur në profilin e tij në Instagram se aplikimet përmes portalit të Administratës së Thesarit, në adresën idp.trezor.gov.rs, janë ende në vazhdim dhe zgjasin deri më 30 janar.
“Ju rikujtojmë që shfrytëzuesit e ndihmës sociale nuk duhet të regjistrohen, gjegjësisht ata do të regjistrohen automatikisht.
“Të drejtën e kësaj ndihme kanë të rinjtë nga mosha 16 deri në moshën 29 vjeç , me shtetësi të Republikës së Serbisë dhe banor të vendit te Serbisë” tha Malli.







