THIRRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME NË KUADËR TË PROGRAMIT PËR STIMULIM TË NDËRMARRËSISË PËRMES PROJEKTEVE ZHVILLIMORE NË VITIN 2021

0
432

Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal e komunës së Bujanocit njofton të gjitha subjektet ekonomike të interesuara, që Ministria e Ekonomisë ka shpallur Thirrjen Publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në kuadër të programit për stimulimin e ndërmarrësisë përmes projekteve zhvillimore në vitin 2021.

Të gjitha subjektet ekonomike të interesuara nga teritori i komunës së Bujanocit, pasi të shikojnë kushtet e Thirrjes Publike dhe elementeve të afarizmit të tyre në tri vitet paraprake, mund të lajmërohen në Zyrën për Zhvillim Ekonomik Lokal të komunës së Bujanocit, me qëllimin e ndihmës teknike për formulimin e kërkesës për aplikim, edhe atë çdo ditë pune nga ora 10.00 deri 13.00. Rëndësi ka që subjektet ekonomike me shërbimet e veta të kontabilitetit të shikojnë përmbushjen e kushteve në krahasim me limitet e mjeteve në dispozicion.

Për më shumë informacione në këtë link:

https://privreda.gov.rs/javni_pozivi/javni-poziv-za-dodelu-bespovratnih-sredstava-u-okviru-programa-podsticanja-preduzetnistva-kroz-razvojne-projekte-u-2021-godini/