Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në takim përfaqësues nga Ambasada e Holandës të akredituar në Beograd të cilëve i ka prezantuar gjendjen politike dhe të sigurisë në komunën e Bujanocit dhe problemet me të cilat po ballafaqohen popullata shqiptare, veçanarisht pasivizimin e adresave.
Pas takimit kryetari Arifi është shprehur se “Sot, takova përfaqësues të Ambasadës Holandeze në Beograd të kryesuar nga zv.shefja e misionit znj. Anne Sietske Brinks, me të cilët biseduam rreth situatës politike dhe sigurisë në nivel lokal dhe marrëdhëniet ndër-etnike.
Edhe gjatë këtij takimi potencova problemin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, si problemi më i ndjeshëm që po ballafaqohen qytetarët tanë shqiptarë” ka thënë kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi./Lajmi-AL/












