Testet Antigjen dhe shifrat alarmante!? Pas vetëm 24 orëve pacienti rezulton negativ

0
377

Çfar po ndodh realisht në Covid-ambulantën në Bujanoc ku po testohen pacientët me test Antigjen.

Gjatë ditës së shtunë LajmiAL nga afër ka përcjellur situatën me Covid-19 dhe rritjen alarmante të shifrave të të infektuarve.

Fillimisht kontrolla te mjeku, simptoma shumë të lehta thjesht një ftohje që nuk i përkiste as gripit sezonal.

Megjithatë pacienti mer nga mjeku udhëzimin për kryerjen e testit Antigjen.

Pas vetëm 15 minuta rezultati del, pacienti rezulton POZITIV dhe kthehet te mjeku për marrje e terapisë, situatë kjo krejt normal edhe procedurë që mjeku duhet kryer.

Pacienti mer terapinë dhe largohet nga Covid-ambulanta, me të arritur në shtëpi, terapia e marrë fillon ndikimin negative në shëndetin e pacientit, pas shëndetit të rënduar pacienti prap dërgohet në Covi-ambulantën në kushte jo normale, ngase ndihma e shpejtë në raste të tilla, kur pacienti rezulton pozitiv nuk është e obliguar që ta dërgojë automjetin e ndihmës së shpejtë në shtëpi apo edhe ndonjë mjekt edhe pse mund të mos jesh i lëvizshëm.

Mjeku kujdestarë në Covid-ambulantën ia ndryshon menjëher terapinë dhe pacientit me automatizëm i përmirësohet gjendja shëndetësore.

Megjithatë pacienti nuk e konsideron gabim të mjektut të mëparshëm për terapinë e dhënë, për shkak se mjeku është bazuar në rezulotatet e Antigjenit.

Shqetësues është fakti se po të njetit pacientë motrat të cilat ia bëjnë testin në Covid-ambulantën, akoma pa dalë rezultati thjesht duke u bazuar në pikpamje të parë i thonë se “ti je pozitiv”.

Fakti edhe më shqetësues i gjith kësaj çështje është se, i njeti pacientë vetëm një dit pasi kishte rezultuar pozitiv në Covid-ambulantën në Bujanoc, e kryen testin tjetër privat dhe rezulton negative, akoma pa kaluar 24 orë nga pozitiv në negativ.

Të nesërmën kur pacienti shkon në Covid-ambulantë për ta marrë terapinë e rregullt (infuzionin), në të njetën dhomë ndodhet edhe një vajzë me simptoma shumë më shqetësuese, ethe, jashtqitje dhe temperaturë, e cila nuk kishte arritur të qëndrorë deri në fund për ta përfunduar infuzionin nga dhimbjet, ndërkohë që mjekja urdhëron motrat që menjëherë t’ia bëjnë testin Antigjen, e njejta pas vetëm 10 munutave rezulton negative, por që me simptoma sumë më të rënda se pacienti i lartpërmendur.

Pacienti i përcjellur nga LajmiAL, është i vaksinuar me dy doza.

Edhe nëse je negative dhe nuk ke të bësh me virusin korona kjo i bie që në sistemin e Shtëpisë së Shëndetit pacienti tashmë rezulton POZITIV dhe kjo si pasojë e testeve Antigjen që kryehen në Covid-ambulantën në Bujanoc, dhe që për çudi motrat si në LLOTO ia qëllojnë se je POZITIV akoma pa dalë rezultati.

A është kjo një rastësi me testet Antigjen dhe rritja e shifrave të të infektuarve, apo është gjendje reale për të cilën edhe vet mjekët kanë filluar të mos besojnë.  

Vlenë të theksohet se përveç fakteve të lartpërmendura, pacientët sidomos në dhomën e infuzionit, në vend që të shërohen ata mund të ftohen nga temperaturat e ulta dhe mungesa e ngrohjes qëndrore.