Prof.dr. Ekrem Halimi radhitet në mesin e shkencëtarëve më të mirë në Universitetin “Kadri Zeka”, në Gjilan, si dhe në mesin e 10.000 shkencëtarëve më të mirë në botë.
Profesori i Matematikës, Prof.dr.Ekrem Halimi nga Nasalca komuna e Bujanocit, radhitet në mesin e shkencëtarëve më të mirë në Universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan, aty ku ligjeron lëndën e Matematikës dhe lëndët që ndërlidhen me këtë shkencë.
Ekrem Halimi, ka punuar edhe në Gjimnazin “Sezai Surroi” në Bujanoc. Përveç kësaj, ai është edhe prodekan në Universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Prof. Ekrem Halimi jeon dhe vepron në Nasalcë.













