Tërrnoc: Qenët endacak rrezik për banorët, për pak sa nuk e bëjnë për spital një kalimtar

0
637

Problemi me qenët endacak sidomos nëpër vendbanimet e komunës së Bujanocit edhe më tej është një çështje e pazgjidhur plotësisht.

Shpesh është përfolur se janë parë mjete të ndryshme me targa nga qytetet tjera duke zbarkuar qenë endacak në dalje të fshatit Tërnoc, të cilët më pas shpërndahen në të gjitha pjesët e fshatit, sidomos afër stadiumit.

Kjo rrugë në orët e hershme të mëngjesit është më pak e frekuentuar nga njerzit, zakonisht ata që shkojnë në punë, por qenët endacak edhe atë në numër jo të vogël janë ata të cilët paraqesin rrezik për kalimtarët.

Mëngjesin e sotëm një grumbull qenësh për pak sa nuk i shkaktuan lëndime trupore një kalimtari afër stadiumit, gjegjësisht tek ura, afër çerdhes së fëmijëve, raporton Lajmi-AL.

Fatmirësisht në ato momente kalon një veturë e cila e shpëton kalimtarin i cili ishte me biçikletë duke shkuar në punë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 5:30 të mëngjesit të sotëm.

Fshati Tërnoc nuk është i vetmi që po përballet me këtë problem, përveç vendbanimeve edhe vet qyteti është i mbushur me të tillë, ku shpesh i shohim si një tufë delesh në sheshin e qytetit./Lajmi-AL/