Të interesuarit për marrjen e vaksinës kundër Covid-19 mund të paraqiten te mjeku i zgjedhur

0
250

Të interesuarit për marrjen e vaksinës kundër virusit korona nga kategoria e qytetarëve më të moshuar se 75 vjeç dhe personat nga mosha 64 vjeç dhe ata me sëmundje kronike për shkak të organizimit paraprak dhe imunizimit duhet të paraqiten te mjeku i zgjedhur ku do ta lënë numrin e kontaktit dhe më pas paraprakishe do të njoftohen mbi vendin dhe datën si dhe terminin e imunizimit gjegjësisht marrjen e vaksinës kundër virusit korona.

Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit Daliborka Pavlloviç të parët që do ta marrin vaksinën janë personat të moshës nga 75 vjeç dhe personat që kanë 64 e më shumë vjeç të cilët kanë sëmundje kronike, sikurse astma, sëmundje kardiovaskulare, opstruktive të mushkrive dhe të ngjajshme.

Sipas drejtoreshës edhe më tej mund të paraqiten edhe në faqen e internetit E-uprava, por megjithatë është më e lehtë që një gjë të tillë ta kryejnë përmes mjekut të përzgjedhur sepse kjo do të jenë më e lehtë edhe për Shtëpinë e shëndetit që të organizoi imunizimin e kësaj kategorie të popullatës./Lajmi-AL/