18,19 dhe 20 janari do ti përkushtohen veprës dhe heroizmit të pashoq të veprimtarit të çështjes Kombëtare Jonuz Musliut.
“Janari, flakadan i pashuar” është manifestimi “Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut” i cili organizohet nën patronatin e komunës së Bujanocit.
Manifestimi nis të hënën më 18 janar me përurimin e memorialit të Jonuzit Musliut në vendin e tij të lindjes në Konçul të Bujanocit me fillim prej orës 12.00 për të vazhduar në ora 21.00 me Turneun tradicional të shahut “Jonuz Musliu” i cili për shkak të gjendjes së pandemisë do të zhvillohet online.
Manifestimi vazhdon të martën më 19 janar në ora 19.00 me ndeshjen miqësore në futboll të vogël me moton “bashkë në janar” e cila do të zhvillohet te “Pipa fotball” Tërnoc.
Në ditën e tretë më 20 janar me fillim prej orës 10.00 me moton “Ecja në janar” për ta nderuar veprën e Jonuz Musliut do të marshohet në relacionin Dobrosin-Konçul dhe me këtë aktivitet përfundon manifestimi “Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut”/Lajmi-AL/













