TË HËNËN FILLON VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

0
177
Cervical Cancer Vaccine

Sipas Drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Dalliborka Pavlloviq, në komunën e Bujanocit të hënën fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.
Prioritet sipas drejtoreshës kanë personat mbi moshën 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, ndërsa të drejt vaksinimi kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore.
Edhe pse akoma nuk është konfirmuar për punktet, bazuar në përvojën e mëparshme, vaksinimi do të kryhet në repartin e medicinës së punës në Bujanoc dhe ambulantat funksionale nëpër vendbanime. Lidhur me këtë më saktësisht do të ju njoftojmë të hënën. /Lajmi-AL /