Të enjtën bëhet asgjësimi i mjeteve të pashpërthyera, apel qytetarët të kenë kujdes!

0
259

Në pjesën mes fshatrave Tërnoc, Turi dhe Konç, gjegjësisht pjesën ku është duke u pastruar zona nga mjetet e pashpërthyera, gjatë ditës së enjtë më 14 tetor do të bëhet asgjësim i mjeteve shpërthyese në vendin ku janë gjetur.

Nga Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme apelojnë banorët e këtyre vendbanimeve që nga ora 11:30 deri në ora 15 të mos lëvizin në këtë zonë, për shkaqe sigurie dhe për mos pengim të ekipit i cili do të bëjë asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera.