Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 396 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 71 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. Nga ky numër, 43 janë nga Vranja, 8 nga Surdulica, 7 nga Boseligradi, nga 5 raste kanë Vlladiçin Hani dhe Bujanoci dhe 3 nga Tërgovishta, ndërsa në komuna e Preshevës vazhdon të kryesojë përsa i përket rasteve më të pakta të të infektuarve dhe numrit më të madh të vaksinuarve kundër Covid-19.












