Zaev: Në mesin e viktimave të Autobusit ka patur edhe shtetas të Serbisë

0
276

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi se në mesin e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit të Maqedonisë veriore në Bullgari, ka edhe shtetas të Serbisë.

“Jam në kontakt me kryeministrin e Bullgarisë Stefan Janev… Numri më i madh i viktimave janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, por ka edhe qytetarë të Serbisë”, tha Zaev, transmeton MIA.

Ai shtoi se kishte mundësinë të fliste me një nga të mbijetuarit i cili më tha se u dëgjua një shpërthim i tmerrshëm.

“Ata arritën të thyejnë një dritare dhe të shpëtojnë disa njerëz. Fatkeqësisht, të tjerët dështuan. Është një tragjedi e tmerrshme sepse numri më i madh i viktimave janë të rinjtë: 12 fëmijë janë më të vegjël se 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë të moshës 20-30 vjeç” tha Zaev.