Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar edhe nga kryetari i PVD-së Shaip Kamberi, kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa dhe Ardita Sinani gjatë qëndrimit në SHBA, sot kanë zhvilluar takim me kryesuesin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha.

Sipas Arifit ishte kënaqësi që në krye të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ta shohim një shqiptarë.
“Ishte një takim, mbi të gjitha vëllazërorë, ku biseduam për problemet në përgjithësi që preokupojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës” ka thën Arifi pë LajmiAL.

Gjat ditës së nesërme delegacioni nga Lugina do të këtë takim në Washington DC në State department.

Ditëve në vijim delegacioni nga Lugina do të kenë takime të shumta me personalitete të rëndësishme në SHBA.












