24 orë pas vendimit të KKZ-së, KSHL nuk ka asnjë reagim. Shqiptarët 99% pa përfaqësues në Parlamentin e Sërbisë?

0
251

Vendimi i djeshëm i Komisionit Komunal Zgjedhorë i cili nuk e aprovoi ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për ripërsëritje të zgjedhjeve në vendvotimin nr.6, edhe pas 24 orëve nuk është kundërshtuar nga KSHL, të paktën jo përmes ndonjë komunikate siq jemi mësuar ta shohim në rrjetet social, dhe as nga kandidati për deputet Shqip Kamberi.

Sipas kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhorë Fejzi Beqirit, deri në këto moment nuk ka asnjë kundërshtim lidhur me vendimin e KKZ, ndërsa afati ligjorë për parashtrim të kundërshtimit nga ana e KSHL-së është deri të dielën, ka thën Beqiri për LajmiAL.

Edhe në përsëritjen e dytë të zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc më 27 prill, lista Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nuk arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për ta patur një ulëse në Parlamentin e Sërbisë.

Mbetet të shihet nëse KSHL do të ketë ndonjë kundërshtim deri të dielën, në të kundërtën shqiptarët në Serbi definitivisht nuk do ta kenë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin e Sërbisë./LajmiAL/