Talenti nga Bujanoci drejt majave të futbollit evropian!

0
109

Një lajm i jashtëzakonshëm dhe krenari e madhe për Bujanocin! Talenti i ri, Leon Ramadani, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin prestigjioz zviceran Young Boys, duke hapur kështu një kapitull të ri dhe premtues në karrierën e tij futbollistike.

Ky sukses nuk është vetëm i Leonit, por edhe i familjes së tij, i qytetit tonë dhe i Shkollës së Futbollit/KF Besa Bujanoc, që me përkushtim dhe punë të ndershme vazhdon të rrisë talente të vërteta.
Leoni është dëshmi e gjallë se ëndrrat realizohen kur shoqërohen me disiplinë, sakrificë dhe besim në vetvete.
I lindur në Bujanoc dhe sot banues në Zvicër së bashku me familjen, Leoni është djali i Latif Ramadanit, një kontribuues i KF Besës që nga dita e parë – një lidhje e fortë me klubin dhe qytetin që e bën këtë sukses edhe më domethënës.

KF Besa Bujanoc i uron Leon Ramadanit shumë suksese, shëndet dhe arritje të mëdha në këtë rrugëtim profesional.
Urojmë që historia e tij të jetë frymëzim për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, që të mos dorëzohen kurrë dhe të synojnë gjithmonë majat. (informacionet janë marrë nga llogaria sociale e KF Besa)