TAKIMI I NENAD MITROVIQIT ME PËRFAQËSUESIT E KOMUNËS SË PRESHEVËS, BUJANOVCIT DHE MEDVEGJËS

0
247

Nenad Mitroviq, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të hënën më 09 shtatir ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në takim morën pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, me bashkëpunëtorët e tij, Rade Peroviq, nënkryetari i komunës së Medvegjës, Besim Shabani, shef i kabinetit të kryetares së Preshevës dhe Besnik Sadiku, kryeshef i komunës së Preshevës.

Temë kryesore e takimit ishin projektet infrastrukturore të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilat do të financohen nga buxheti i Shërbimit të Trupit Koordinues në vitin 2025.

Ky është takimi i parë zyrtar i UD Drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Nenad Mitroviq me përfaqësues të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës pas zgjedhjeve lokale të 2 qershorit dhe pas formimit të qeverisë së re në Preshevë dhe Bujanoc.

Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera të rëndësishme në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të gjitha me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në këto komuna, thuhet në njoftimin e TK-së