Ministrja Zhariq Kovaçeviq vizitoi rrethin administrativ të Jabllanicës

0
227

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Jelena Zhariq Kovaçeviq gjatë ditës së djeshme në selinë e rrethit administrativ të Jabllanicës në Leskoc është takuar me kryetarin e rrethit Millosh Qiriç, ushtrues detyre, rejtorin i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë Nenad Mitroviq, Nënkryetaren e Komunës Lidija Dimitrijeviq dhe kryetarët e komunave nga zona e rrethit administrative në mesin e tyre edhe kryetarin e komunës së Bujanocit Arbër Pajazitin.

Sipas komunikatës të ministrisë përkatëse, në takim u diskutua për situatën në zonën e rrethit administrativ, si dhe për masat për zhvillimin e mëtejshëm të njësive të vetëqeverisjes lokale.

“Kryetarët e komunave më prezantuan me projektet dhe planet më të rëndësishme, si dhe diskutuam për të gjitha sfidat e rëndësishme në rreth. Së bashku, në bashkëpunim të ngushtë do të zgjidhim shumicën e sfidave. Ministria në rrethin e Jabllanicës ka mbështetur hapjen e tre njësive unike administrative në rrethin e Jablanicit, përkatësisht në Leskoc, Vllasotincë dhe Lebanë, dhe presim që deri në fund të tetorit të hapet edhe në Medvegjë, sepse kjo komunë ka marrë shtatë milionë dinarë për themelimin e saj pas thirrjes së fundit publike”. tha ministrja Zhariq Kovaçeviq, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e ASHVL-së. Cilat janë projektet me të cilat do të aplikojë komuna e Bujanocit e që janë me prioritet për popullatën kjo mbase do të bëhet e ditur ditëve në vijim.