Stankoviç: Sa më parë të intetvenohet në familjet më të rrezikuara nga vërshimet. Shteti gatshëm të ndihmojë

0
368

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stoilkoviç sot ka vozituar vendbanimet që ishin më të rrezikuar nga vërshimet në komunën e Buajnocit.

Ai me ekipin e tij ka qëndruar në Banjën e Bujanocit, Konçul, Levosovë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare nga vërshimet.

“Kemi parë se sa janë dëmet serioze në ato familje ku ka patur vërshime.
Kemi biseduar gjithashtu edhe me pushtetin lomak ku kemi kërkuar që fillimisht të sanohen ato familje që janë më shumë të dëmtuara dhe që nuk kanë mundësi të banojnë në objektet e tyre” është shprehu Stankoviç pas vizitës në vendbanimet e lartpërmendura.

Ai ka thënë se pas marrjes të të gjitha të dhënave nga komisioni përkates dhe vlersimit të dëmeve presim që pushteti lokal ato ti shëndrrojë në mjete financiare me qëllim që shteti ti ndihmojë ato familje.

Stankoviç gjithashtu ka deklaruar, që të përpilohet një listë e aktiviteteve, që të intervenohet menjëherë në rastet më të rrezikuar./Lajmi-AL/