Ndihma e re financiare shtetërore, mbulesë për çdo firmë. Ja kur pritet paga e parë

0
745

Megjithëse u njoftua zyrtarisht në prag të Vitit të Ri se ekonomia mund të priste ndihmë të re shtetërore, pak besuan se mund të ishin përfitime të drejtpërdrejta financiare për çdo punëtor.

Ndërsa shumica e biznesmenëve besuan se kësaj here mbështetja do t’i referohej sektorëve më të rrezikuar, informacioni i fundit është se një “paketë” po vjen në prag të ditës shtetërore të Serbisë, të cilën ekonomia deri më tani e ka mirëpritur më së shumti, shkruan Blic, përcjell Lajmi-AL.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se deri në ditën e shtetësis së Serbisë (15 shkurt) do të miratohet paketa shtesë e ndihmës ekonomisë.

Sipa tij në këtë paketë do të përfshihen kompanitë, ekonomia ndërmarrësit e mesëm dhe të vegjël por edhe ndërmarrjet e medha, ku do të përfshihen 1.052.000 persona që janë në këtë sistem.

Vuçiq ka precizuar se kjo do të jetë pagesë në dy paga minimale ose tri herë nga gjysëm page minimale që sipas tij është një ndihmë dhe përkrahje e madhe.

Konkretisht ndërmarrjet mund të presin ndihmë në shumë 32.000 dinarë për punëtor për dy muaj ose rreth 48.000 dinarë për 3 muaj.

Paga minimale me rritje që nga 1 janati është 32.000 dinarë./Lajmi-AL/