SPARK dëshpëron shum të rinjë

0
219

Programi SPARK i cili muajë më parë kishte filluar me disa seminare në Preshevë, Bujanoc dhe Novi Pazarë i përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd më në fund përfundoi, por jo i këndshëm për të gjithë. 

Nga gjithsej 18 ekipe dhe ide fenomenale që kishin të rinjët, u përzgjodhën 6 prej tyre, kryesosht ide me piktuara, por jo edhe ato të cilat treguan profesionalizëm dhe qëndryeshmëri afatgjate.

“Kjo tregon se edhe ndërkombërarët por edhe me ndihmën e lidhjeve të tyre kanë shantazhuar dhe përzgjedhur projekte që shumë më pak kanë qëndrueshmëri dhe atraktivitet” i kanë thë të rinjtë e dëshpëruar LajmiAL. 

Dëshpërimi ka qenë edhe më i madhë sepse, akoma pa u bërë përzgjedhja e ekipeve kanë qarkulluar zëra se kush do të përzgjedhjet për ta vizituar Mbretërinë e Bashkuar dhe kush Jo dhe pikërisht kështu kishte ndodhur. 

Por si ka mundur që Ambasadori i Britanisë së Madhe të bie në grackën e këtyre ndodhive kjo mbetet e paqartë. Si do që të jetë, LajmiAL do të përcjedhë realizimin e projekteve sidomos në komunën e Bujanocit dhe Preshevës për ta parë realizimin e tyre dhe ne fund do të ju njoftojë edhe me ato ekipe që nuk janë përzgjedhur. 

Për “t’ia ledhatuar” shpinën organizatorët do ti ftojnë të gjith të rinjtë në një vizitë njëditore në BG.

NË POSTIMIN E SPARK THUHET:

“Në garën e 18 ekipeve të shkollave të mesme që zhvilluan dhe zbatuan projekte për zgjidhjen e problemeve lokale të të rinjve nga Presheva, Bujanoci dhe Novi Pazari, gjatë “Finales” së projektit Spark Serbia, u përzgjodhën dy ekipe nga secili qytet për të vizituar Mbretërinë e Bashkuar (Ambasadën Britanike në Beograd) këtë verë, si pjesë e një vizite studimore në Belfast.

Ekipet fituese të çmimeve nga Novi Pazari u angazhuan në informimin e të rinjve rreth mundësive (Pug me, Info corner) dhe temës së historisë së përbashkët të komuniteteve të ndryshme etnike (History trail).

Në Preshevë, përmes një serie takimesh javore të të rinjve, u promovua një frymë e përbashkët (Blossom) dhe u zhvillua një turne volejbolli që mblodhi më shumë se 70 të rinj në ditën e dytë (Aspire Alliance).

Në Bujanoc, aksioni i zbukurimit të departamentit të fëmijëve të Qendrës Shëndetësore të Bujanocit u vlerësua me mesazhin e fortë të ekipit se një fëmijëri më e lumtur dhe më e shëndetshme fillon me një mjedis të mirë (Un-Gray), si dhe fuqizimin e të rinjve për të folur për shëndetin mendor (Healing Circle), thuhet në njoftimin e këshillit britanik në Serbi.”

Të rinjtë që nuk janë përzgjedhur nuk kanë dëshirë që idetë e tyre të bëhen publike, me qëllim që ato të mos keqpërdoren nga të tjerët edhe perkundër faltit se programi SPARK i ka financuar që të realizohen, ata nuk janë të mendimit që një gjë e tillë të ndodhë. 

Si do që të jetë LajmiAL ka mësuar se, sikurse në përzgjedhje por edhe në detaje tjera ka patur përfshirje edhe nga persona lokal me ndikim në PËRFAQËSUESIT E PROGRAMIT SPARK.