Diplomati Gashi krah i fuqishëm në ruajten e kulturës dhe traditës shqiptare në Zvicër

0
279

Sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër Valon Gashi me prejardhje nga Komuna e Bujanocit tashmë është bërë një urë lidhëse e fuqishme mes dijasporës shqiptare dhe diplomacisë shqiptare në këtë shtet.

Është i pandashëm në aktivitetet ku organizojnë shqiptarët gjithandej shtetit Helvetik, organizonë takime me diplotatët shqiptarë dhe mërgatën, ka arritur që të grumbullojë edhe shoqatat e ndryshme shqiptare gjithandej Zvicrës, sidomos ato nga Lugina për të vetmin qëllim, ruajtjen e kulturës dhe traditës në shtetin ku jetojnë.

Gashi tashmë është bërë një figurë e njohur jo vetëm për mërgatën shqiptare nga Lugina e Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Ai njihet nga të gjithë për kontributine e deritanishëm në diplomacinë shqiptare.  

Në Bazel, të dielën u zhvillua Kupa e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, me dhjetëra ekipe shqiptare nga e gjithë Zvicra. Me këtë rast Sekretari i Parë i Ambasadës, z. Valon Gashi, mori mirënjohje të veçantë për kontributin e Ambasadës në mbështetjen e diasporës në sport dhe kulturë.

POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS SË SHQIPËRISË NË ZVICËR

Një fundjavë e mbushur me sport dhe bashkëpunim shqiptar në Zvicër! 🇦🇱⚽️🇨🇭

Kjo fundjavë solli tre aktivitete sportive domethënëse për komunitetin shqiptar në Lozanë, Bazel dhe Olten:

🔹Në Lozanë, të premten u zhvillua një ndeshje miqësore ndërmjet KFV Prishtina dhe FC Yverdon Ëomen, me praninë e Kryetarit e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, z. Përparim Rama. Ambasada u përfaqësua nga Sekretari i Parë, z. Valon Gashi. Aktiviteti u mbështet nga kompania shqiptare Orllati.

🔹Në Bazel, të dielën u zhvillua Kupa e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, me dhjetëra ekipe shqiptare nga e gjithë Zvicra. Sekretari i Parë i Ambasadës, z. Valon Gashi, mori një mirënjohje të veçantë për kontributin e Ambasadës në mbështetjen e diasporës në sport dhe kulturë.

🔹Në Derendingen (Olten) u mbajt Turneu Tradicional Kerçovar 2025, ku morën pjesë disa ekipe dhe personalitete, përfshirë Kryetarin e Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari, Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut z. Rexhep Demiri, Shefin e Konsullatës së RKS në Cyrih z. Vigan Berisha dhe Sekretarin e Parë të Ambasadës sonë.

🤝🇦🇱Këto ngjarje dëshmojnë fuqinë e sportit për të bashkuar komunitetin dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet institucioneve shqiptare në rajon. Faleminderit të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve për energjinë pozitive dhe frymën e bashkëpunimit!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Diasporës