Solemnisht si askush tjetër në Luginë

0
189

Serbia edhe mëtej përmes Ligjit e mban të ndalur përdorimin e Simbolit Kombëtar të shqiptarëve.
Kërkesa, reagime e ankesa të panumërta janë drejtuar në adrës të insistucioneve serbe lidhur me këtë çështje, por deri më sot në drejtim të Luginës së Preshevës nuk ka patur asnjë përgjigje pozitive.
Megjithatë, Simboli Kombëtar është vendos në njërën apo mënyrën tjetër në institucione, dikush natën e dikush ditën, dikush solemnisht e dikush në mënyrë simbolike.
Ka kohë që në godinën e KK nuk kishim parë vendosjen të Simbolit Kombëtar në mënyrë solemne.
Këtë e kishte marrë përsipër vet kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, duke mos ia lënë përgjegjësinë askujt edhe para Ligjit, pavarësisht se i vetëdishëm që nuk do ti shpëtojë akuzës cila do qoftë ajo.

Arifi i shoqëruar nga të rinjtë me veshje kombëtare dhe me Simbol Kombëtar u nis që nga kabineti i tijë drejt ballkonit të ndërtesës për ta hijeshuar atë me flamurin dy ngjyrësh Kuq e Zi.
Nuk ishte asgjë rastësi mbase këtë ngjarje e përcollën nga afër media të shumta dhe këshilltarët e Kuvendit Komunal të cilët më pas u zhvendosën në sallën e Shtëpisë së Kulturës për të vazhduar më mbledhjen solemnde për nder të ditës së flamurit, mbledhje të cilën keni patur mundësin të përcjellni LIVE në Lajmi-AL.
Procedura gjyqësore mbase do të jetë e pashmangshme, por i zoti i shtëpisë është gati për këtë pavarësisht çmimit,./Lajmi-AL/