Në rrethin e Pçinjës 39 të infektuar, 2 nga Bujanoci

0
151

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 316 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 39 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 24 nga Vranja, 5 nga Surdulica, nga 3 kanë Boseligradi dhe Vlladiçin Hani dhe nga 2 raste të reja kanë Bujanoci dhe Tërgovishta.

Presheva vazhdon të jetë ndër komunat më të sigurta përsa I përket pandemisë së virusit korona.