Si të merrni një dënim më të butë për kundërvajtje në trafik: Mundësia për të cilën shumë shoferë nuk kanë dijeni

0
526

Policia mund të “zbusë” dënimin për kundërvajtje dhe t’ju lirojë nga gjykata nëse raportoni në një adresë të veçantë.

Shumë shoferë në Serbi, të cilët marrin thirrje gjyqësore për shkak të kundërvajtjeve të komunikacion, as nuk e dinë se kanë mundësinë të zgjidhin problemin e tyre në polici dhe, në fund të fundit, të marrin një dënim më të butë sesa parashikohet me ligji.

Kjo është paraparë me Ligjin për kundërvajtjet, në të cilin qysh para 7 viteve është aplikuar institucioni i marrëveshjes për pranimin e kundërvajtjeve.

Një mundësi e tillë është përdorur prej vitesh vetëm nga ata që dinë për këtë, ndërsa shumica në mos dije i lejojnë vetës që të mbesin përkohësisht pa patentë shoferi, duke mos pasur ide se kjo masë mund të ishte shmangur.

Kjo marrëveshje lidhet nga i pandehuri me parashtruesin e kërkesës për fillimin e procedurave të kundërvajtjes, në këtë rast shoferi me policinë, ndërsa thelbi është se i pandehuri nënshkruan pranimin e kundërvajtjes së komunikacionit, për shkak të së cilës ndaj tijë është inicuar procedur kundërvajtje pranë Gjykatës kompetente.

Falë kësaj, nuk ka nevojë për grumbullim të shpenzimeve gjyqësore  dhe vonesë të asaj procedure, dhe nga ana tjetër, të pandehurit i falet ose zbutet masa e mbrojtëse për ndalimit të drejtimit të automjetit në periudhë të caktuar kohe. Pra, gjobat në të holla dhe eventualisht pikët dënimit mbesin, por ndalimi i vozitjes zakonisht nuk shqiptohet.

Kur pranimi i nënshkruar arrin tek gjykatësi kompetent, ai nxjerr një vendim që konfirmon vetëm dënimin e rënë dakord.

Të drejtë në marrëveshje ka çdo shofer që nuk është dënuar më shumë se një herë në 24 muajt e mëparshëm për një shkelje nga  fushën e sigurisë së komunikacionit në rrugë, për të cilën ligji parashikon shqiptimin e detyrueshme të heqjes gjashtë ose më shumë pikave./Lajmi-AL/