3 herë radhazi fitues i zgjedhjeve lokale

0
375

Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në komunën e Preshevës, partia Alternativa për Ndryshim me kryetar Shqiprim Arifi ka fituar zgjedhjet.

Në këto zgjedhje APN ka marrë 6 mijë e 20 vota, që i bie 14 mandate. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi

Partia e dytë me më së shumti vota është radhitur Partia Demokratike Shqiptare, e Ragmi Mustafës. PDSh e cila ka marrë 4 mijë e 173 vota.

Ndërsa Partia për Veprim Demokratik, në krye me Ardita Sinanin ka marrë 3 mijë e 368 vota, që i bie 7mandate.

Në bazë të rezultateve preliminare:

APN- ka marrë 6.020, vota ose 14 mandate

PDSH- 4.173 vota ose 9 mandate

PVD- 3.368 vota ose 7 mandate

LR 2.545 vota ose 5 mandate

UDSh- 441 vota ose 1 mandat,

dhe Lista Serbe 1.222 vota ose 2 mandate

Në garë kanë qenë edhe Alternativa Demokratike Shqiptare e Armend Aliut e cila nuk ka arritur të marrë asnjë këhsilltarë në mandatin e ardhshëm në komunën e Preshevës.

Në dy mandatet e kaluar edhe përkundër fitores ndaj rivalëve politik në komunën e Preshevës, APN ishte në shënjestër për ta rrëzuar nga pushteti, kështu në dy palë zgjedhjet e kaluara nuk arriti ti përfundojn mandatet e plota 4 vjeçarë.