Shpallet konkursi për SHKA-të

0
323

Komisioni për vlerësimin e programeve dhe projekteve në fushën e kulturës i komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 25 shkurt  shpallë Konkurs Publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës me seli në teritorin e Komunës së Bujanocit për vitin 2021.

Lënda e këtij konkursi public është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e komunës së Buajnocit për vitin 2021, grantet për organizatat joqeveritare – shoqërit kulturoro artistike, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë në teritorin e komunës së Buajnocit në shumë prej 2 milion dinarë.

Të drejtën e pjesmarrjes në këtë konkurs kanë shoqatat e shoqërive kulturoro artistike dhe sekcionet amatore me seli në teritorin e komunës së Bujanocit.

Afati për paraqitjen e projekteve është nga 25 shkurti deri më 5 mars të këtij viti.

Formularët për aplikim mund ti shkarkoni në faqen zyrtare të komunës së Buajnocit, bujanovac.rs