Shtypja e testeve për provimin përfundimtar për nxënësit e shkollave fillore po shkon drejt fundit

0
470

Shtypja e testeve për provimin përfundimtar provues të (26 dhe 27 marsit) për nxënësit e klasave të teta është drejt fundit në Entin për vlerësimin e cilësisë së arsimit dhe edukimit dhe javën tjetër fillon shtypja e testeve për provimin përfundimtar, të planifikuar për 23, 24 dhe 25 qershor.

Vitin e kaluar, Qeveria e Serbisë i kishte siguruar Entit një makinë për shtypjen e testeve, ndërsa këtë vit ata kanë siguruar edhe një tjetër, dhe kështu janë arritur kapacitete të mjaftueshme, një cilësi më e mirë e shtypjes si dhe është arritur siguria më e mirë e të gjithë procesit të punës.

Ministri i Arsimit, Branko Ruzhiç, ka vizituar Entin ku është shprehur se ky institucion tani është në gjendje infrastrukturore të shtypë të gjitha testet.

“Qëllimi ynë është që të përfundojmë të gjitha aktivitetet në këtë vit shkollor në një mënyrë të suksesshme, pavarësisht nga fakti se jemi në rrethana të jashtëzakonshme” tha Ruzhiç, duke shtuar se më 26 dhe 27 mars do të ketë provim përfundimtar provues për maturantët e vegjël, me qëllim që nxënësit e klasëve të teta të njihen me procedurat për dhënien e provimit përfundimtar.

Këtë vit do të ketë tetë qendra skanimi në Serbi dhe se në atë mënyrë procesi i rishikimit të testeve do të përshpejtohet.

Testet, administratave shkollore, do ti shpërndahen nga Enti në bashkëpunim me Postën e Serbisë dhe me asistencën e policies.

Me kalendarin e punës së shkollave parashihet që nxënësit e klasave të teta të i nënshtrohen provimin përfundimtar provues më 26 dhe 27 mars, ndërsa provimin përfundimtar më 23, 24 dhe 25 qershor./Lajmi-AL/