Në vazhdën e takimeve të kryetarit të komunës Nagip Arifit me mërgatën janë shqyrtuar shumë çêshtje mes tjerash edhe grumbullimi i mbeturinave ne vendbanimet që nuk janë në sistem.
Në njoftimin e shoqatës Nasalca të lëshuar pas takimit, ndër të tjerash është bërë e ditue se nuk është arritur një marrëveshje për grumbullimin e mbeturinave edhe pse shoqata kishte siguruar mjetet për blerjen e kamionit të mbeturinave.
Në vazhdim e keni sqarimin e plotë të shoqatës Nasalca:
Takim pune me Kryetarin e Komunës
Falëmderojm Kryetarin e Komunēs për takimin dhe shpresojm që edhe në të ardhmen të kemi takime të përbashkëta.
Ne si Kryesi e Shoqatës i shtruam
kërkesat tona që jan më se të nevojshme për vendlindjen tonë.
Të nderuar Bashkatdhetarë e kemi Oboligim të ju informojm reth Iniciativës për Grumbullimin e mbeturinave në Vendlindjen tonë.
Ne si Kryesi e Shoqatës kemi mar kontakte direkt me Drejtorin e Komunalis ku jemi informuar për të gjitha rreth grumbullimit të mbeturinave.
Ndërmarja Publike Komunalia kishte munges të makineris për grumbullimin e mbeturinave.
Ne si Kryesi e Shoqatës së bashku me Bashkatdhetarët tanë në mbledhjen e mbajtur në Zürich e vendosem që të ia dhurojm si Donacion një Kamion Ndërmarjes Komunali që ta fus në sistem edhe vendlindjen tonë për grumbullimin e mbeturinave.
Gjithashtu Inciativës tonë ju bashkangjitën edhe:
Fondi Letovicës
Fondi Lluçanit
Fondi i Osllarës
që edhe at të hyn në sistem për mbledhjen mbeturinave dhe të kontribojn për blerjen e Kamionit të mbeturinave.
Të nderuar qytetarë kjo iniciativë e jona nuk kaloi pasi që Ndërmarja Publike Komunalia nuk pranoi që mbeturinat ti mbledh me Kontanjera të Vegjël 110Litra si në fshatrat tjerë,por vetëm me Kontanjera të Mëdhej prej 1100Litra për arsyje se nuk kanë fuqi punëtore ta bëjnë Grumbullimin e mbeturinave në këto fshatra me Kontanjera tu vegjël.
Ne si Kryesi e Shoqatës Nasalca nuk kemi pranuar një Offert të tillë pasi që Kontanjeri i madhë nuk është një zgjidhje që të vendoset para një Rrug ose një Shtëpie dhe aty ti hudhin mbeturinat 10 shtëpi në një Kontanjer të madh prej 1100Litrave.
Të nderuar Bashkëatdhetarë ju falëmderojm të gjithë juve që shprehët gadishmërin të Kontriboni edhe me të holla shtesë pa e prekur Fondin e Shoqatës për blerjen e një Kamioni për grumbullimin e mbeturinave pasi që kjo Iniciativë ishte më se e nevojshme për vendlindjen tonë.
Ne si Kryesi e Shoqatës e falëmderojm Kryetarin e Komunës dhe shpresojm që në të ardhmen të bashkëpunojm dhe kërkesat tona të realizohen në të ardhmen.
Me rrespekt Kryesia
Shoqatës Nasalca












