Banorët e fshatit Çarr falënderues ndaj kryetarit Arifi

0
278

Sanimi i rrugës që lidh fshatin Çarr të Malësisë së Bujanocit me rrugën Muhoc-Zarbncë tej mase ka lehtësuar qarkullimin e banorëve të Çarrit të cilë kishin vështirësi qarkullimi, veçanarisht në kushte të rënduara klimatike.

Sanimi, hapja e kanalit kullues dhe shtypja me mjete përkatëse të rrugës ka bërë që banorë e Çarrit në të ardhmën të qarkullijnë pa pengesa.

Investimin e pushtetit lokal, veçanarisht të kryetarit Nagip Arifi e ka pērshëndetur edhe kryetari i BL Muhoc Xhevat Hasani, në kuadër të sē cilës graviton edhe fshati Çarr.

“Edhe pse ditë vikendi dhe vapë punët vazhdojnë, më në fundë banorët e fsh, Çarr ju gëzuan këtij investimi Komunal në krye me Dr.Nagip Arifin i cili është dhe do të mbetet #Nr1 për të gjitha projektet e realizuara në Malësi të Bujanocit, së fundit edhe ky investim në rrafshimin, zgjerimin, shtypjen me cilindër dhe hapjen e kanalit të  rrugës së fsh,

Çarr që lidhet me rrugën Muhoc-Zarbincë,

rrugë e cila ishte më gjendje të rënduar për  qarkullimin e mjeteve motorike. Dhashtë zoti

edhe në të ardhmen të ket investime në Malësi në infrastrukturë rrugore etj.

Malësia ka nevoj për Komunën aq sa ka nevoj Komuna për Malësinë, flmedhe kompaninë e cila po  kryen punimet.

Ju jemi mirënjohës fsh.Çarr dhe Bl.Muhoc” ka shkruar Hasani/LajmiAL/