Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 301 analizat e bëra nga rrethi i Pcinjës, 18 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 4 janë nga Vranja, 1 nga Surdulica, 2 nga Bujanoci dhe 11 nga Presheva.
Gjatë ditës, së djeshme janë kryer 38 kontrolla në kovid ambulancën, nga të cilat 24 për herë të parë, gjithashtu janë kryer 28 teste antigjen.
në bazë të shifrave 10 ditëve të fundit komuna e Preshevës kryeson në rrethin e Pcinjës./LajmiAL/












