Siç ka mësuar jozyrtarisht LajmiAL, në fshatin Llopardincë të komunës së Bujanocit i banuar etnikisht me serb, fqinji ka vrarë fqinjin pas një zënke e cila ka ardhur si pasojë e një shalqini.
Zënka ka rdhuar, sipas dëshmitarëve okularë, kur njëri dyshohet ta ket vjedhur shalqinin dhe më pas është kapur nga fqinji i tij dhe kështu ka ardhur deri te vrasja me armë zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet.
Këto janë të dhëna jozyrtare, ndërsa lajmi për vrasjen e një përsoni në fshatin Llopardincë është i konfirmuar, në periudhën e ardhshme do të ju sjellim edhe informacione të tjera.
Vrasësi është ende në kërkim. Fshati është i rrethuar nga të gjitha anët nga policia, vendasit janë të shqetësuar dhe kanë frikë se autori i kësaj ngjarje në gjendje çrregullimi mund të vrasë dikë tjetër./LajmiAL/












