Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 916 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 522 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 288 janë nga Vranja, 67 nga Vlladiqin Hani, 58 nga Bujanoci, 52 nga Surdulica, 23 nga Presheva, 18 nga Tërgovishta dhe 16 nga Boseligradi.
Të dhënat e 24 orëve të fundit të të infektuarve javë shqetësuese jo vetëm në qytetin e vranjës por në çdo komunë të rrethit, ku do komunë është me shifra dyshifrorë përveç Vranjës e cila ka shifrën e të infektuarve treshifrorë.












