Pjestarët e shërbimit në luftën kundër drogës në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Nish kanë arrestuar pesë persona për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotikëve.
Janë arrestuar E. N. (1972), M. A. (1987), F. L. (1993), B. S. (1982) dhe A. T. (1953).
Të dyshuarit janë arrestuar në tentativë për të dorëzuar marijuanën të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnovcit të Madh dhe fshatit Turi dhe gjatë kontrollit të lokalit dhe automjeteve që kanë përdorur janë gjetur 87 pako me marihuanë të përgatitura për shitje të mëtutjeshme.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohen në prokurorinë kompetente brenda afatit ligjor, thuhet në njoftimin e MPB-së/LajmiAL/












