SHËRBIMI USHTARAKË I PASHMANGSHËM. TË PARËT TË LINDURIT NË VITIN 2006. ÇKA DO TË NDODHË ME TË RINJTË SHQIPTARË?

0
480

Serbia po përgatitet me shpejtësi për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak: Rekrutët në kazerma që në dhjetor?

Ftesat që të rinjtë e moshave të ndryshme kanë marrë së fundmi kanë qenë për evidentim ushtarak; megjithatë, shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm, edhe pse jo menjëherë, pasi rekrutët e parë pritet të thirren në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2027.

Serbia po përgatitet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe po hyn në një cikël të investimeve më të mëdha në mbrojtje në historinë e saj të re. Evidentimi i detyruesve ushtarakë pritet të nisë që në muajin shtator, ndërsa rekrutët e parë mund të hyjnë në kazerma në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, mbetet çështje e diskutueshme pozita e të rinjve shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët, sipas qëndrimeve aktuale, nuk pritet t’u përgjigjen ftesave për shërbim ushtarak. Sidoqoftë, askush nuk mund t’u garantojë se nuk do të përballen me procedura ligjore, as se cilat mund të jenë pasojat konkrete të këtyre procedurave. Shqetësim shtesë mbetet edhe fati i të rinjve të lindur në vitin 2006, të cilët aktualisht ndodhen në vende evropiane me punë të përkohshme, nëse në momentin kur shërbimi ushtarak të hyjë në fuqi do të përballen me masa apo procedura ligjore gjatë kalimit të kufijve.

“Shërbimi ushtarak nuk është hequr, por është pezulluar”

Sipas ekspertëve të fushës, shërbimi ushtarak në Serbi nuk është shfuqizuar, por vetëm i pezulluar, çka do të thotë se institucioneve shtetërore do t’u duhet kohë për t’u riorganizuar në praktikë – nga sektorët ushtarakë deri te pranimi i rekrutëve në kazerma.

Rekrutët e parë – të rinjtë e lindur në vitin 2006?

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ka paralajmëruar më herët se ndër të parët që do të thirren mund të jenë të rinjtë e lindur në vitin 2006, duke theksuar se “çdo ditë dhe çdo vit pritjeje humben breza të tërë ushtarësh të rinj”.

“Në një gjeneratë kemi llogaritur deri në 20 mijë ushtarë – rekrutë në nivel vjetor. Kjo do të thotë se në cikle prej dy muajsh e gjysmë do të pranohen rreth 5 mijë rekrutë për secilin cikël”, ka deklaruar Mojsilloviq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here