SH.I nga komuna e Bujanocit kapet me rreth 2 kg heroinë në Gjilan

0
693

Dje u zhvilua një aksion i Antidrogës së Policisë së Kosovës, që rezultoi me kapjen e rreth 2 kg heroinë dhe arrestimin e dy personave të dyshuar. Sinjali mëson se të arrestuarit janë Shaban Isufi nga Bujanoci dhe nipi i tij Fatlum Aliu.

Policia sonte njoftoi se i dyshuari Shaban Isufi është arrestuar në rrugën “Shaban dhe Sami Ukshini”, pasi i njëjti dyshohej për shitblerje të substancave narkotike dhe se po ashtu kishte urdhër-arrest aktiv të Gjykatës Themelore të Gjilanit për vuajtje të dënimit prej 18 muaj e 40 ditë burg efektiv, shkruan 06press.

Hetuesit e antidrogës në Gjilan, me urdhër të gjykatës kanë bastisur/kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit tjetër Fatlum Aliut, nip i Shaban Isufit, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike.