Atentat me bombë ndaj presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, ku merrte pjesë në një organizim (Foto)

0
275

Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Erdogan

Një mjet shpërthyes që thuhet se kishte cak presidentin turk, Recep Tayiip Erdogan gjatë një mitingu, është hasur sot nga dy policë të cilët po ruanin të parin e Turqisë, gjatë pjesëmarrjes së tij në organizimin në qytetin Siirt.

Sipas mediave turke, mekanizmi shpërthyes poshtë veturës, ishte vërejtur me kohë nga dy policët, dh është shkatërruar pa ndonjë pasojë, nga ekipet e asgjësimit të bombave.

Lidhur me këtë rast, autoritetet turke kanë nisur hetimet mbi kapjen e të dyshuarve.