Tu sigurosh dy familjeve me kushte të vështira ekonomike kulm mbi kokën në këtë periudhë të vështirë është më shumë se humanizëm, kjo më së miri vërehet në fytyrat e këtyre familjeve të cilat për dallim nga herat e tjera sot kishin vetëm lot gëzimi.
Për familjen Osmani 6 anëtarëshe dhe familjen Pajazit 5 anëtarëshe sot ishte më shumë se festë sepse u dhuruan çelsat e shtëpive të sapo përfunduara.


Humanizmi dhe kontributi i Shoqatës Humanitare “Medvegja” me seli në Zvicër asnjëherë nuk ka munguar për bashkëvendasit duke u qëndruar pranë në periudha të ndryshme.

Kjo shoqatë ka mundësuar ndërtimin e dy shtëpive për dy familje, një në Medvegjë dhe një në Siarinë.
Çelasat ia dhuruan familjes 6 anëtarëshe të Agim Osmanit dhe Familjes 4 anëtarëshe të Agim Pajazitit.

Shoqata “Medvegja” këtyre familjeve i ndanë gjëra ushqimore në vlerë pre 100 euro, ndërsa ndihmuan edhe 16 familje të tjera në nevojë me gjëra ushqimore./Lajmi-AL/













