Bujanoc: numri i të infektuarve në rënie, në 24 orët e fundit janë shënuar 3 raste me Covid-19

0
274

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 677 persona.

Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 2679 kontrolla prej tyre 2532 të rritur dhe 147 fëmijë. Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 239 persona.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 30.12.2020 ka qenë 60, prej tyre 58 të rritur, dhe 2 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 11 persona, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv nga komuna e Bujanocit dhe 2 nga Leskoci me Covid-19 si dhe përmes PCR metodës janë testuar 4 persona.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e përgjithshëm nga të dhënat e ditës së djeshme në komunën e Bujanocit janë 3 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë./Lajmi-AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here