Selimi: Shaip Kamberi është dashur të jetë i dyti në listë

0
397

Ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka hedhur akuza ndaj Shaip Kamberit për siç tha ai, “lakminë për pushtet”.

“Në këto zgjedhje kemi më pak rreth 13 mijë shqiptarë. Mendohet se 6 mijë prej tyre janë fshirë. Gent Cakaj në zgjedhjet e fundit bashkoi shqiptarët në një listë ku u caktuan disa kritere.

Lista të do të bëhej në bazë të fuqisë së partive në asamble komunale. Në atë kohë partia e Kamberit kishte më shumë asamblistë dhe ai rrjedhimisht i priu listës për deputetë. Bashkë me Kamberin në Kuvendin e Serbisë hynë edhe dy deputetë tjerë”.

“Kësaj radhe Vuçiqi përmes një politike represive bëri që shqiptarët të mos dalin në zgjedhje dhe lakmia e faktorit shqiptarë. Kësaj radhe Alternativa është dashur të jetë bartëse e listës pasi kishte më shumë fuqi politike në asamble.

Shaip Kamberi është dashur të jetë i dyti i cili poashtu mendoj se do të futej në Kuvendin e Serbisë”, deklaroi Selimi.