Pensionistët, pensioni mujor i të cilëve nuk kalon 30,978 dinarë dhe që kanë vendbanim në Serbi, mund të aplikojnë për rehabilitim falas në banja dhe në institucionet shëndetësore-spitalore.
Afati i fundit për aplikim është 21 prilli, njoftoi Fondi i Sigurimit të Pensional dhe Invalidorë i Sërbisë (PIO).
Sipas njoftimit të Fondit, kushti është që përveç pensionit deri në 30.978 dinarë, pensionistët të mos kenë të ardhura tjera personale dhe të drejtën për rehabilitim 10 ditor mund ta shfrytëzojnë shfrytëzuesit e pensioneve të pleqërisë, invaliditetit dhe pensioneve familjare.
“Të drejtë aplikimi kanë edhe shfrytëzuesit e pensioneve të cilët e kanë shfrytëzuar atë të drejtë duke zbatuar rregulloret vendore dhe që marrin pension nga jashtë, me kusht që shuma e atyre pensioneve të mos kalojë 30.978 dinarë” thuhet në njoftim.
Aplikacionit duhet bashkangjitur çekun e pensionit, vërtetim për masën e pensionit nga jashtë (Nëse e keni), aplikacionin e plotësuar me deklaratë në formularin e përcaktuar ku dëshiron të përdorë rehabilitimin, se përfituesi nuk ka të ardhura të tjera personale, që ai nuk ka shfrytëzuar rehabilitimin në vitin 2020 dhe 2021. të autorizojë Fondin PIO që në emër të tijë të lidhë një marrëveshje bashkëpunimi me institucionin, në të cilën ai do të përdorë të drejtën e rehabilitimit dhe dokumentacionin mjekësor në dispozicion nëse përdoruesi e ka atë, thuhet nga Fondi.
Aplikimet dorëzohen në shoqatat, përkatësisht bordet e përfituesve të pensioneve nga zona e degës së Fondit ku banon përfituesi.












