Migrimi i rinisë shqiptare nga Lugina e Preshevës është bërë temë tabu në shoqërinë civile, një brengë jashtëzakonisht shqetësuese e cila në heshtje po e zbrazë Luginën e Preshevës nga rinia.
Përveç institucioneve të ndryshme thirrje dhe mesazhe të qarta çdo ditë janë duke u dhënë edhe përmes rrjeteve sociale por edhe përmes vargjeve të ndryshme.

Së fundmi një mesazh të qartë mbi fenomenin e migrimit të të rinjëve të Luginës së Preshevës përmes një ilahie e ka paraqitur edhe imami i xhamisë së fshatit Samolicë e Sedat Beiqri.
Vargjet shumë prekëse të ilahisë “Oj Lugina jem” më së miri e pasyqrojnë gjendjen aktuale të rinisë shqiptare dhe migrimin e tyre, veçmas të zbrazjes së vendbanimeve dhe shtëpive bosh që po ngelin pa njerëz./LajmiAL/












