Salihi: Zëri i romëve duhet të ndëgjohet në Parlament, edhe romët kanë të drejt të jenë drejtorë, jo vetëm lypsa, muzikantë e tregëtarë

0
275

Komuniteti rom në komunën e Bujanocit në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit do ta kenë kandidatin e tyre për ti dhënë përkrahje për deputet në Parlamentin e Sërbisë.

Adem Salihi njëri nga dy këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit që e përfaqësojnë komunitetin rom, është i radhitur në listën e “MUFTIJIN AMANET – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) – Usame Zukorliç” nga Novi Pazari e cila është çertifikuar nën numrin 8 për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

LajmiAl ka zhvilluar një bisedë me kandidatin për deputet Adem Salihi.

Salihi fillimisht është pyetur se, cili do të jetë qëllimi juaj nëse do të merni postin e deputetit në Kuvendin e Sërbisë.

Lidhur me këtë Salihi është përgjigjur, “ne kemi tre qëllime, i pari është që të jemi të dukshëm (dihet që romët janë të dukshëm kur duhet të lypin, të dukshëm si muzikantë, të dukshëm si tregtarë, tani duam që romët të jenë të dukshëm sikurse të gjithë të tjerët në Serbi, në pozitat e drejtorit, nëpunësit dhe të tjerëve dhe në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Serbisë).

Qëllimi i dytë është që përmes deputetëve tanë në Kuvendin e Republikës së Serbisë t’i sjellim mbi tokë problemet e romëve që janë varrosur thellë prej vitesh, dhe qëllimi i tretë është që zëri i romëve të dëgjohet në Kuvend” është shprehur Salihi.

Sa i përket përkrahjes, përveç komunitetit rom, nëse e kanë edhe përkrahjen e komuniteteve tjera në komunëne e Bujanocit Salihu ka thënë: “Po e kemi përkrahjen e të gjitha komuniteteve në komunën e Bujanocit edhe atë, të goranëve, të serbëve dhe shqiptarëve. Sepse Bujanoci nuk është komunë rome, shqiptarë apo serbe, por është komuna e të gjithë qytetarëve së bashku”

I pyetur se çka mund të presin qytetarët e komunës së Bujanocit nëse përcaktohen që ta votojnë atë, kandidati për deputet është shprehur,

“Përmirësimin e kushteve të jetesës në këto segmente: infrastrukturë, arsim, punësim dhe vetëpunësim, kulturë (ndihmë për dy xhamitë e themeluara nga romët) Qytetarët mund t’i presin këto ndihma me synimet e Dekadës Rome” ka thënë Salihi.

i pyetur përse e ka zgjedhur pikërisht Partinë e Drejtësisë dhe Pajtimit, Salihi shkurt është përgjigjur, “Sepse është Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit, dhe romët kanë qenë gjithmonë të njohur për drejtësi dhe pajtim (NE JEMI POPULL I PAQES)”/LajmiAL/